Lindner Garden Residence, qyteza idilike pranë qendrës së Tiranës

Lindner Group, grupi i njohur gjerman i investimeve, sjell një projekt të ri dhe prestigjoz pranë Tirana Business Parkdhe MK Hotel Tirana. Lindner Garden Residence është investimi më i ri i këtij grupi në Shqipëri, duke sjellë modelin gjerman të banimit fare pranë Tiranës.

Qendrat e qyteteve janë tërheqëse për këdo që preferon jetën e natës, eventet dhe ritmin e shpejtë ku të gjithë lëvizin vazhdimisht. Për shumë njerëz, ato janë zonat më të preferuara dhe më të kushtueshme për të banuar. Por gjithmonë e më shumë, bukuritë e paprekura natyrore jashtë qendrës, po shndërrohen në zona të preferuara që të ftojnë të arratisesh nga zhurmat qytetase.

Nëse flasim për qendra metropolitane, nevoja për të ndryshuar thelbësisht stilin e jetës po bëhet gjithmonë dhe më e madhe për një pjesë të familjeve. Konsumizmi po e shndërron njeriun modern. Toleranca ndaj rrëmujës dhe zhurmës, është një tipar që përgjithësisht ulet me kalimin e viteve. Pandemia, distancimi social dhe nevoja për privatësi, po e bëjnë të domosdoshëm ndryshimin.

Por, t’i largohesh qendrës, nuk do të thotë detyrimisht largim nga joshjet e qytetit. Askush nuk është gati të heqë dorë nga vajtja në teatër, takimet me miqtë e vjetër apo koncertet në shesh edhe nëse i pëlqejnë të gjitha këto ngjarje që ndodhin në qendër. Për ata që duan energjinë e qytetit, por edhe paqen e natyrës, një jetë e balancuar është e mundshme.

Një qytezë që po lind në buzë të kodrave të Prezës, në parkun Tirana Business Park,, premton të kthehet në qendrën e re të shumë banorëve të Tiranës së sotme dhe jo vetëm për ta.

Qendra e re, sipas modelit gjerman

Proçesi dhe vendimi për blerjen e një prone për banim ka një sërë faktorësh. Ai varet nga mentaliteti, modeli i vlerave dhe mundësitë e çdokujt. Gjermanët njihen për gëzimin e jetës në festat e birrës dhe brohoritjet gjatë ndeshjeve të kombëtares, por edhe për intolerancën ndaj zhurmave. Ndonëse në Gjermani ka ligje që rregullojnë marrëdhëniet me zhurmat, në Tiranë ka një model gjerman të ndërtimit që mundëson një banim të qetë. Që asgjë mos të shqetësojë qetësinë e tyre, gjermanët kanë sofistikuar dhe i japin një rëndësi të madhe izolimit të ndërtesave.

Ka shumë zgjidhje për të jetuar jashtë qendrës së Tiranës, por ka vetëm një model gjerman me pozicion strategjik.  Ky thesar i ri vendbanimi, i pagëzuar Lindner Garden Residence përmban vila luksoze dhe apartamente të llojeve të ndryshme. Rregullat komunitare të lagjes gjermane pranë Tiranës, induktohen nga ngjyrat, format, hapësirat, konceptet e ndërtesave. Lindner Group, grupi që sjell këtë model gjerman banimi është i njohur për veshjet e brendshme të ndërtesave dhe i specializuar në izolim dhe në projektimin e hapësirave të brendshme.

Por lindja e kësaj rezidence për më tepër, është lindja e një komuniteti që ndan stilin e jetës dhe modele vlerash të ngjashme.  Këta tipologji banorësh i bashkon prirja për të shijuar një jetë pa stres, me nevojën për hapësirë të bollshme të brendshme dhe të jashtme që nuk e gjen në qendër, larg një mjedisi mbytës, ku mund të ushtrojnë çdo lloj veprimtarie. Dendësia më e vogël e banorëve në Lindner Garden Residence, ndjesia e përkatësisë në një komunitet, siguria për rritjen dhe edukimin e fëmijëve në një ambient të shëndetshëm, i bën ata automatikisht të privilegjuar. Mundësitë për të zgjedhur janë të ndryshme dhe për çdo kategori: vila luksoze, vila të bashkëngjitura, vila dyshe apo apartamente.

Lindner Garden Residence është i përshtatshëm për një individ që i jep rëndësi shëndetit dhe një jete të balancuar, me mundësi për të ushtruar sporte në natyrë, për të kaluar kohë më familjen apo me veten, për të lexuar, medituar apo për të shëtitur qenin në natyrë.

Një banesë e re, si investim afatgjatë

Cilësia e ndërtimit, arkitektura e veçantë, vendndodhja strategjike dhe një sërë veçorish e bëjnë blerjen e një banese në Lindner Garden Residence një mundësi të artë investimi. Prej vitesh, shqiptarët po investojnë në blerje të një shtëpie të dytë, në blerje pronash për t’i dhënë me qira, për blerje shtëpish për t’ia trashëguar fëmijëve apo në përgjithësi në pasuri të patundshme. Kur një pjesë e madhe e korporatave dhe bizneseve ndodhen në zonë industriale jashtë qendrës, arritshmëria dhe çdo marrëdhënie e nevojshme me to, bëhet më e thjeshtë nëse qendra është në Lindner Garden Residence.  Investimi në një rezidencë të re, që ka perspektivën e shndërrimit në një qytezë në shtrirje të Tiranës, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pranë autostradës kombëtare, pranë detit Adriatik po aq sa pranë atraksioneve metropolitane, është tani një vendim i zgjuar.

Çdo investim i ri, është një ogur i mirë për Shqipërinë. Shtrirja e qyteteve, rritja e nivelit të jetesës, punësimet e reja, të gjitha janë hapa të rëndësishëm përpara për një vend të zhvilluar dhe me standarde perëndimore.

Nëse flasim për një investim gjerman, kemi thënë çdo gjë!

Më shumë informacion për rezidencën gjen në lindnergardenresidence.com

Lindner Garden Residence. Standardin gjerman mund ta jetosh edhe në Shqipëri.

Kur përshkon Rrugën e Aeroportit, në kilometrat e fundit, vështrimi ynë e ka të pamundur t’i shpëtojë fushave të gjelbëruara që shtrihen në të dy krahët e këtij aksi kombëtar. Në këmbët e Kodrave të Prezës, ndër shekuj këtu udhëtarët kanë marrë një shije të parë, një kartëvizitë nga natyra e pasur e rajonit të Tiranës. Vesë të freskët me aromë ulliri në agim dhe një filtër të bronztë pak para perëndimit. Horizonti i paqtë në këtë anë të Shqipërisë ka ruajtur mikpritjen Tiranase dhe peizazhin e një krahine piktoreske, pavarësisht se është zona më e lidhur nga ana infrastrukturore.

Pikërisht këtu, dy hapa nga aeroporti dhe në oborrin e Tirana Business Park, “gjermanët” kanë ndërmend të ndërtojnë një qytet rezidencial unik për nga lloji. Bëhet fjalë për një qytezë, e cila do t’i ofrojë banorëve të saj komoditete dhe shërbime si askund tjetër, por në të njëjtën kohë do të shkrihet këndshëm me peizazhin e gjelbër të zonës. Një investim sa kompleks aq edhe delikat.

Mbrapa realizimit të kësaj qyteze janë gjermanët e Lindner Group, një nga kompanitë lider në industrinë globale të ndërtimit. Me një histori mbi 50 vjeçare, Lindner Group ka finalizuar me sukses qindra projekte në të gjithë botën, ku spikasin aeroportet, stadiumet, univeristetet dhe qendrat rezidenciale. Lajmi se Lindner Group po investon në Shqipëri është një lajm i shkëlqyer. Nga ana tjetër nuk kemi të bëjmë as me një lajm të ri. Lindner Group po investon prej vitesh në Shqipëri, madje dhe me projekte novatore. Mjafton të përmendim Tirana Business Park, (TBP) parku i parë i biznesit në Shqipëri dhe nga më prestigjiozët në rajon. Në pak vite, TBP është kthyer në shtëpinë e dhjetra startup-eve dhe bisneseve/institucioneve të konsoliduara. Gjatë muajit shtator të këtij viti, Lindner Group inauguroi dhe një hotel me 5 yje, MK Hotel Tirana. Një resort me stil bashkëkohor që rezervon për qindra bujtës kushtet dhe facilitetet e një hoteli me standard (vërtet) europian.

Ngjitur me Tirana Business Park, pjesë e të njëjtit kompleks, Lindner Group do të ndërtojë qytezën, Lindner Garden Residence. Sipas përfaqësuesve të saj, kompania vendosi ta quajë rezidencën kështu pasi e konsideron si një kopësht të gjelbëruar ku do të aplikojë ekspertizën e saj më të mirë në fushën e ndërtimit dhe një raport të shkëlqyer me natyrën përreth. Përpos banesave me stil interesant e të vendosura në mes të gjelbërimit, këtu nuk do të mungojnë edhe shërbimet dhe aktivitetet komerciale e sportive. Të njëjtën gjë na e konfirmoi edhe menaxherja kryesore e projektit, Znj. Stephanie Sieg-Farka.

“Po sjellim diçka vërtet unike në Shqipëri. Lindner Garden Residence mendojeni si një qytet brenda qytetit. Dhjetë minuta nga Tirana, njëzet minuta larg detit apo dy hapa nga aeroporti, banorët e rezidencës do jetojnë njëkohësisht qytetin dhe natyrën. Ky raport bëhet akoma më interesant nëse ju them se rezidenca do të ketë edhe kopësht, shkolla, qendër shëndetësore, fusha sportive dhe restorante? Unë them se po. Këtë kombinim nuk e shoh të aplikuar askund tjetër.” – tha Sieg-Farka ndërkohë që ndau me ne disa nga imazhet “render” të rezidencës.

Një tjetër element që e bën tejet të veçantë këtë rezidencë është fakti se është e para në llojin e saj që mendon jo vetëm për familjet “ultra të pasura”. Vizioni këtu është më gjithëpërfshirës dhe synon të krijojë një komunitet të qëndrueshëm. Kompleksi pritet që të ketë në dispozicion banesa për një buxhet më të larmishëm. Jo vetëm vila: apartamente, vila të bashkëngjitura, vila dyshe dhe vila luksoze. Në disa prej këtyre alternativave dukshëm ka vend edhe për familjet me të ardhura meso-të larta. Dallimi nuk bëhet as në stilin arkitekturor, i cili në çdo rast është i këndshëm, minimalist, me hapësirë dhe modern. Gjithashtu çdo banor, edhe nëse nuk do të ketë oborr personal, sërish do të ketë vendin e tij të parkimit dhe hapësira publike të organizuara mirë. Standardi i ndërtimit pritet të jetë i cilësisë më të lartë dhe garant është reputacioni i shkëlqyer i Lindner Group. Çdokush që ka vizituar sikur një nga projektet e realizuara nga kompania, e dëshmon fare lehtë këtë pretendim të Lindner Garden Residence.

“Cilësia e ndërtimit? Ja ku jemi në Tirana Business Park, shikojeni vetë se çfarë cilësie jemi të aftë t’i ofrojmë klientëve tanë. Ndërtojmë me materialet më të mira dhe me sy estetik ku funksionaliteti është mbret. Përtej kësaj, e them me plot gojë, ne në Lindner Garden Residence duam të promovojmë stilin gjerman të jetesës. Një jetë me hapësira të mjaftueshme, ku mund të shprehim kreativitetin tonë lirisht, në raport të shkëlqyer me natyrën dhe ku nuk mungon asnjë shërbim komunitar apo argëtimi. Duam të ndërtojmë kushtet e një komuniteti sa të paqtë aq edhe dinamik e modern. Ju siguroj se në rezidencë na presin ditë vërtet emocionuese.” – rrëfeu Sieg-Farka ndërkohë që na ftoi për një shëtitje të shkurtër në një nga shesh-pushimet e Tirana Business Park.

Në një qytezë që ofron parkimin, kopshtin për fëmijët, fushën e tenisit, restorantin delikat dhe një banesë të projektuar me përqasje bashkëkohore, “stili gjerman i jetesës” duket më joshës se kurrë më parë. Projekte si Lindner Garden Residence gati-gati përforcojnë përshtypjen se standardin gjerman që aq shumë e kërkojmë në Berlin apo Mynih, mund ta kemi edhe në portat e Tiranës. Zona e ka të gjithë potencialin që kjo qytezë gjermane na premton. Rrjeti rrugor i pasur dhe një hekurudhë (Tiranë – Rinas) gati për të kapërcyer nga letra në praktikë, e kthejnë vizionin Lindner Garden Residence në një realitet të afërt.

Zbulo më shumë për rezidencën dhe hidhi një sy banesave në https://lindnergardenresidence.com/

Merkel në Tiranë, zbulohet i gjithë projekti gjerman pranë aeroportit

Paraditen e së martës 14 shtator, në sallën e konferencave “Berlin” ndjehej në ajër atmosfera tipike e një ngjarjeje historike. Fytyrat e aktorëve kryesorë dhe lëvizjet nervoze të njerëzve të mediave dukshëm asimilonin presionin e një eventi të papërsëritshëm. Për disa, ky ishte momenti për të bërë një bilanc të fundit, nga ku ndoshta do të duhet t’ia niset nga e para. Për disa të tjerë ky ishte rasti “një herë në jetë” për të fiksuar në memorien mediatike kolektive një pjesë shtegu nga ku ka kaluar historia e Ballkanit Perëndimor. Mbizotëronte parandjenja se ndodheshim në kohën dhe vendin e duhur, aty ku po planifikohet të ndërthuret standardi gjerman me ardhmërinë e Tiranës moderne.

Gjithçka u zhvillua në parkun e Tirana Business Park, pranë “Aeroportit Nënë Tereza”. Ishte pikërisht ky vendi të cilin e kishte zgjedhur personalisht Kancelarja Anxhela Merkel si etapën e fundit të karrierës së saj 30 vjeçare në politikë. Në prag të zgjedhjeve të 26 shtatorit të Bundestagut, nga të cilat ajo është tërhequr zyrtarisht, Kancelarja gjermane piketoi Tiranën si vizitën e saj të fundit ndërkombëtare. Gjatë javëve të fundit arsyet politike apo gjeopolitike të kësaj zgjedhjeje janë hamendësuar ose tjerrur nga dhjetëra analistë vendas e të huaj. Sipas vetë Kancelares, Tirana dhe rrugëtimi i saj në “Procesin e Berlinit” është pjesë e vyer e trashëgimisë së saj politike. Çfarë dukej mëse evidente e njëkohësisht krijonte kuriozitet, ishte fakti pse u kthye Tirana Business Park për të dytën herë në kryeqendrën e vizitës së Merkel në Shqipëri. Kujtojmë këtu, se në vitin 2015, gjatë vizitës së saj të parë në vend, Kancelarja shpenzoi disa orë të mira në këtë qendër biznesi, si pjesë e “Forumit Ekonomik Shqipëri-Gjermani”.

Pikësëpari është çështje standardi. Kemi të bëjmë me një prirje të natyrshme të një lidereje europiane, e cila ka për detyrë të promovojë biznese dhe iniciativa të një niveli europian. Shtëpi e dhjetëra bizneseve vendase e të huaja, Tirana Business Park (TBP) është investim i gjigantit gjerman në fushën e ndërtimit, Lindner Group. Kemi të bëjmë me një kompani prestigjoze, me rrënjë dhe investime në të katërta anët e botës. Pra, në thelb është çështje prestigji dhe sigurie. Modeli gjerman i të bërit diplomaci (që përfaqëson Merkel) zgjedh të vlerësojë dhe të promovojë standardin Lindner Group e të bërit biznes. Përtej personazheve, edhe vetë vendet ku ndodh historia flasin qartë e japin mesazhe. Fakti pse salla “Berlin” në TBP u zgjodh si vendndodhje e konferencës së përbashkët mund ta marrim edhe si një mesazh të qartë të Kancelares: “ja modelin gjerman që duhet të ndiqni”.

Krejt natyrshëm, axhenda e Merkel përfshiu edhe një tjetër investim të Lindner Group në Tiranë. Fare pranë me TBP, ajo zhvilloi një drekë me Kryeministrin Rama dhe lider të tjerë ballkanikë në MK Hotel Tirana. Bëhet fjalë për një hotel me 5 yje, me arkitekturë moderne gjermane, i cili premton dhoma ultra-komode, një pamje mbresëlënese dhe eksperiencën e pishinës. Gjithçka dy hapa larg aeroportit, 15 minuta larg kryeqytetit. Me sa dukej, Kancelarja Merkel po bekonte të ardhmen e zhvillimit të të gjithë zonës përreth “Aeroportit Nënë Tereza”. Flasim ende në terma ardhmërie, pasi gjermanët e Lindner kanë plane akoma më prestigjioze. Pikërisht përreth Tirana Business Park po mendojnë të ndërtojnë një qendër rezidenciale unike në llojin e saj. Bëhet fjalë për “një qytet brenda qytetit”. Një qytezë e mirëfilltë e cila do t’i ofrojë banorëve të kryeqytetit shërbime dhe facilitete të cilat nuk gjenden në asnjë zonë rezidenciale tjetër në vend. Përpos hapësirave të gjelbëruara apo infrastrukturës së dedikuar, është menduar edhe për kampe sportive, kopshte, shkolla, qendra shëndetësore, restorante dhe bare. Banesat janë projektuar të shumëllojshme në hapësira dhe sa i përket komoditeteve që ofrojnë. Më në fund, në këtë rezidencë nuk janë në fokus vetëm familjet “ultra të pasura”, por edhe ato me të ardhura meso-të larta. Arkitektura është e stilit bashkëkohor gjerman, pra funksionale, e pastër dhe ka në qendër njeriun. Sipas vetë kompanisë, synimi i Lindner Group është ndërtimi i një rezidence ku mund të jetohet “stili gjerman i jetesës” dhe ku zbatohet përpikmërisht standardi i lartë i kompanisë. Jo pa qëllim rezidenca është pagëzuar si “Lindner Garden Residence”. Projekti është në prag nisjeje, ndërkohë që kompania këtë të martë nxorri online edhe uebsajtin zyrtar të rezidencës: lindnergardenresidence.com. Këtu, familjet që janë në kërkim të një alternative banimi, apo të apasionuarit pas arkitekturës mund të gjejnë material të vyer.

Vizita e Kancelares Merkel riktheu vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar tek Tirana zyrtare. Në të njëjtën kohë, krejt natyrshëm, axhenda e saj piketoi një nga zonat më me ardhmëri në Shqipëri sa i përket zhvillimit ekonomik dhe urban. Me seriozitetin që i ka hije një lidereje gjermane, ajo paracaktoi edhe standardin e zhvillimit të një rajoni me perspektivë. Fare pranë aeroportit, dy hapa nga autostrada Tiranë-Durrës, pjesë e planeve ambicioze infrastrukturore dhe nën menaxhimin e Lindner Group, kjo zonë po kthehet gradualisht në një nga epiqendrat e reja të Tiranës.